Kryeziu i KDI-së: Opozita në Kosovë rrezikon të përfundojë si partitë opozitare në rajon - NACIONALE

Kryeziu i KDI-së: Opozita në Kosovë rrezikon të përfundojë si partitë opozitare në rajon

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci pas fitoresë së thellë të Vetëvendosjes ka shkruar se partitë opozitare në Kosovë duhet të reformohen brendësisht dhe t’i kthehet politikës përmbajtësëore.

Ndryshe, tha ai, rrezikojnë të përfundojnë si shumë parti opozitare në rajon.

Postimi i plotë:

Reformat kozmetike, siç treguan rezultatet zgjedhore dje, nuk vlerësohen nga qytetarët.

Pluralizmi politik nuk matet me numrin e partive dhe as nuk është problem i fituesit të zgjedhjeve, por i partive opozitare, të cilat mbajnë përgjegjësinë të artikulojnë alternativa të besueshme, të ushtrojnë kontroll politik dhe të strukturojnë debatin publik.

Partitë opozitare duhet t’i kthehen reformës së brendshme dhe politikës përmbajtësore; përndryshe, rrezikojnë të përfundojnë si shumë parti opozitare në rajon: të parëndësishme për nga ndikimi dhe të paqarta për atë që përfaqësojnë, kujt i shërbejnë dhe për çfarë qëndrojnë.

Lajme të ngjashme