Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë: Jemi të fokusuar të cilësia e vendimmarrjes - NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë: Jemi të fokusuar të cilësia e vendimmarrjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, është krenuar me punën e kësaj gjykate.

Në prezantimin e raportit tremujor të punës së këtij institucioni, në një konferencë për medie, ajo ka thënë se kjo gjykatë ka qenë efikase.

Gjatë këtij tremujori gjykata ka arrit standardin e përfundimit të çështjeve duke arritur në një normë prej 74% dhe kjo është tregues relativisht i mirë i performancës së gjykatës edhe pse synimi ynë është që të mërijmë mbi 100%”, ka thënë ajo, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai ka bërë me dije se gjyqtarët e kësaj gjykate janë të fokusuar tek cilësia e vendimmarrjes.

Megjithatë përtej numrit të çështjeve që janë duke u shqyrtuar dhe po përfundojnë, gjyqtarët veçanërisht janë të fokusuar tek cilësia e vendimmarrjes, sepse në fund të fundit zbatimi i drejtësisë materializohet tek vendime, tek argumenti dhe tek zbatimi I drejt I ligjit”, ka vlerësuar ajo.

Lajme të ngjashme