Kryetari i ri i PDK-së: Pas pak nis Konventa e kësaj partie
Në prag të Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, Konventa e tashmë veç ka arritur kryetari i dorëhequr i kësaj partie Memli Krasniqi.
Krasniqi shihen nën shoqërim të Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku dhe deputetit, Rrahman Ramës.

Më 12 nëntor në një konferencë për media, Memli Krasniqi kumtoi lajmin se ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i këtij subjekti politik.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme’, tha Krasniqi në konferencën për media.
Ai tha edhe preferencën e tij, ndonëse tentoi të tregohej i rezervuar kur u pyet për emrin e ri në këtë pozitë.
“Preferencën time për Bedri Hamzën nuk e fshehi, përkundrazi me kënaqësi e bëj publike”, tha ai.
E një ditë pas, nëpërmjet një shkrimi në “Facbook”, Bedri Hamza zyrtarizoi kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së.
Por është Enver Hoxhaj ai i cili kërkoi që Konventa e paraprë të mbahet më 17 nëntor të shtyhet. Madje ai gjatë një intervistë në “Rubikon” deklaroi se do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së, por kandidaturën e kushtëzon me shtyrjen e Konventës së partisë.
“Konventa e ardhshme nuk është një konventë ku unë garoj për karrigen e kryetarit. Unë po ftoj kryesinë e PDK-së që të ma japë të drejtën që të marr besimin e delegatëve, që të ketë një proces politik, që të ketë një javë më shumë. Çka ndryshon një javë më shumë: që të ketë debat politik, që të ketë prezantim të platformave”, deklaroi Hoxhaj.