Kryetari i KQZ-së: Gjithqka gati për nesër, ftoj qyetarët të dalin në zgjedhje
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, ka thënë se gjithqka tashmë është gati, sa i përket organizimit nga ana e KQZ-së, për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Radoniqi ka ftuar të gjithë qytetarët që banojnë atje, ta shftytëzojnë të drejtën e votës, në mënyrë që t'i zgjedhin përfaqësuesit legjitim në komunat e tyre.
“Në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.
Kujtojmë se zgjdhjet e 23 prillit, vijnë si rezultat i dorëheqjeve të kryetarëve të këtyre komunave, pas përplasjeve me Qeverinë, e që shkas u bën targat e veturave, më vonë për tu bër kërkesë Asociacioni i Komunave Serbe. E pikërisht mos themelimi i këtij të fundit, bëri që Lista Serbe të mos marrë pjesë në këto zgjedhje.