Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor: Kategorizimi i pagave cenon pavarësinë e gjyqësorit - NACIONALE

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor: Kategorizimi i pagave cenon pavarësinë e gjyqësorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, beson se vlera e koeficientit dhe kategorizimi në paga që i është bërë sistemit gjyqësore cënon thellë pavarësinë e tij.

Zogaj tha në RTK se me koeficientin dhe kategorizimin e pagave nga qeveria e Kosovës është cenuar dinjiteti i gjyqësorit.

“Është njëri prej vendimeve që Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e ka pritur nga qeveria, nuk ka qenë befasues dhe është vendim për keqardhje, si dhe është ndërhyrje direkte në pavarësinë e sistemit gjyqësor”, tha ai.

Ai tha se ky vendim është në vazhdën që qeveria ka bërë dhe ka atakuar sistemin gjyqësor. Ai ka këtë kategorizim e ka lidhur me luftën që Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka pasur me qeverinë e Kosovës në dy vitet e fundit për çështjen e Vetingut në vend.

Sipas Zogajt kategorizimi për paga është “dekurajim” për gjeneratat e reja që synojnë të jenë pjesë në sistemin gjyqësor.nga pozicioni që Kurti ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme