Kryeprokurori Kryeziu: Janë shtuar mbi 40 mijë vota në Prizren, veç një klasë është e paprekur
Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka thënë se vetëm një klasë në rajonin e Prizrenit, ka dalë e paprekur (e pamanipuluar).
Ai ka thënë diferenca totale e keqpërdorimeve është mbi 60 mijë vota.
Pjesë nga fjala e kryeprokurorit Kryeziu në konferencë:
Ditë më parë kemi paralajmëruar sse manipulimi i votës është krim dhe do të ndëshkohet.
Secili prej atyre që ka guxuar të fusë duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit.
Dua ta bëj të qartë se këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votive te subjekteve politike më 28 dhjetor, por bëhet fjalë për manipulime Brenda llojit, aty ku katër subjektet e mëdha politike, kanë dërguar të preferuarit e tyre dhe ata kanë menduar se larg syve të policisë dhe prokurorisë mund të manipulojnë dhe mund t’ia dalin pa të keqe.
Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetëra votave edhe pse KQZ nuk ka ndonjë marzhë tolerance.
Këtu nuk bëhet fjalë as për dhjetëra as për qindar, por për mijëra vota të manipuluara dhe falsifikuara.
Pra kandidatë, vetëm të një subjekti të një partie politike, që ka nga 100,200 e deri në 6 mijë vota të falsifikuara.
Kjo ka ndodhë vetëm në Qendrën Komunale të Numrimit. Vetëm në një vendvotim, numri i manipuluar ka shkuar deri në 2444 vota, pra praktikisht vetëm në një klasë sa kanë votuar qytetarët janë manipuluar 2444 vota derisa mund të them se në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjektet politike, vetëm një klasë ka dalë e pakeqpërdorur.
Pra maksimalja është mbi 2444 vota.
Pra po flasim për komunën e Prizrenit, që janë shtuar 40 mijë e 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 520 vota.
Kushdo që guxon t’i futë duar në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohen me forcën e ligjit, sic po ballafaqohen një pjesë e madhe sot.
Katër prokurorët e departamentit të krimeve të rënda, janë marrë me procese dhe kanë dalë në stacione policore dhe kanë lëshuar 109 urdhër për ndalime ,
Sot kemi pasë situate ku kemi pasë edhe dëshmitarë, edhe si kanë ardhë presionet dhe kush ka dhënë e ka marrë ryshfet.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Krimeve ekonomike, Luan Ibrahimi, ka paralajmëruar arrestime të tjera në vazhdën e këtij aksioni për arrestim të të dyshuarve për vjedhje të votive.
“Në përkrahje të vazhdueshme të Prokurorisë Themelore, ne kemi arritur të arrestojmë dhe të intervistojmë një numër jashtëzakonisht të madh, që mund të konsiderohet një prej operacioneve më të mëdha që ka realizuar ndonjëherë Policia, pra 109 persona.
Pritet që të ketë edhe arrestime të tjera, kjo është gjendja deri tani, nuk kemi dicka tjetër me shtu” – ka thënë ai.
Faton Alija – drejtori rajonal i Policisë në Prizren, ka thënë se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim edhe me qendrën e Policisë në Prishtinë.
Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar plani operativ. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me aksione të tilla edhe në të ardhmen.
A do të intervistohen kandidatët për deputetë?
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, është pyetur nëse do të intervistohen edhe kandidatët për deputetë për të cilët janë dëmtuar nga keqpërdorimi i votive.
“Prokuroria udhëheqet gjithmonë me prova. Deri në këtë fazë po veprojmë ndaj atyre që drejtpërdrejt kanë keqpërdorur votën.
Ata kanë vendosur nënshkrimet e tyre.
Deri në këtë fazë nuk kemi ndonjë informacion që involvon ndonjë kandidat drejtpërdrejt në ndërhyrje, mirëpo unë besoj që edhe kandidatët do të dëgjohen në Prokurori.
Ne kemi dëgjuar edhe deklaratat e tyre që ata nihen edhe të dëmtuar.
Prokuroria do t’ua ofrojë edhe këtë mundësi që të japin dëshmi edhe në cilësinë e të dëmtuarve. Përndryshe, do të bëjmë përpjekje maksimale të sigurojmë për secilin prova dhe do të jemi të pakompromis ndaj kujtdo që ka prova” – tha Kryeziu.
Kryeziu: Një nga komisionerët sot ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë
Kryeprokurori Kryeziu, ka deklaruar se sa i përket marrdhjes dhe dhënies së ryshfetit për manipulim votash, ka ndodhur sot që një nga komisionerët të bashkëpunojë me Prokurorinë.
“Ne kemi ndërmarrë veprime me vetëiniciativë sepse shihehin keqpërdorime.
Pjesa për marrjen dhe dhënien e ryshfetit, është zbuluar sot sepse njëri prej komisionerëve ka vendosur të bashkëpunojë me Prokurorinë.
Ata që janë të dyshuar, mund të merren edhe në cilësinë e dëshmitarëve bashkëpunues.
Në këtë fazë nuk mund të flas rreth dëmeve sepse ende është herët.
Në ditën e sotme kemi ftuar 121, prej tyre një pjesë nuk janë por një pjesë janë të pafajshëm. Nuk jemi të interesuar të veprojmë ndaj të pafajshmëve”, ka thënë ai.