Kryeministrja italiane e mbështet rritjen e shpenzimeve ushtarake: Liria ka çmim - NACIONALE

Kryeministrja italiane e mbështet rritjen e shpenzimeve ushtarake: Liria ka çmim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se i mbron planet e qeverisë së saj për rritjen e shpenzimeve ushtarake. “Liria ka çmim”- tha ajo.

Duke folur në Senat para samitit të Bashkimit Evropian këtë javë, Meloni tha se është e rëndësishme që të mbrohet liria, duke qëndruar prapa planeve të saj për rritjen e shpenzimeve ushtarake, raportoi agjencia shtetërore italiane e lajmeve, ANSA.

“Kurrë nuk kemi bërë ndonjë sekret se duam që t’i shtojmë mjetet për shpenzime ushtarake, siç kanë bërë qeveritë e kaluara, ndoshta në mënyrë sekrete, pa e pranuar atë”- tha Meloni.

“Liria ka çmim: nëse nuk jeni të aftë për ta mbrojtur veten, të tjerët do ta bëjnë këtë, por do ta bëjnë duke vendosur një çmim”- shtoi ajo.

Zonja Meloni e theksoi rëndësinë që të vazhdohet presioni ndaj Rusisë dhe shprehu përkrahje për sanksionet perëndimore ndaj Moskës.

“Presioni ndaj Moskës është themelor në nivelin gjeopolitik dhe diplomatik për ta garantuar respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe për t’i krijuar kushtet për një rrugë të bisedimeve për të arritur paqe të drejtë”- shtoi ajo.

Lajme të ngjashme