Kryeministri nuk i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, Hoti: Diktaturë hibride në sisteme demokratike - NACIONALE

Kryeministri nuk i përgjigjet pyetjeve të deputetëve, Hoti: Diktaturë hibride në sisteme demokratike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi që kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, me arsyetimin për mos-votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e opozitës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e vërtet që një pjesë e opozitës nuk i votojnë marrëveshjet, dhe në këtë rast e ka përjashtuar LDK.

Sot, në Kuvendin e Kosovës është cenuar rendi kushtetues i Kosovës: kryeministri dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet parlamentare të deputetëve, duke i kushtëzuar deputetët me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. E vërtetë është se një pjesë e opozitës, pa e përfshirë LDK-në, nuk po i voton këto marrëveshje, por kjo nuk i jep të drejtë Qeverisë të shantazhojë deputetët. Përgjegjësinë politike e marrin ato grupe parlamentare dhe deputetë që nuk po votojnë. Por, askush nuk mund të detyrojë e shantazhojë ata se si të sillen në Kuvend. Mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar.” – ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndër të tjera, ka shkruar se ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve.

Deputeti i LDK-së tutje ka thënë se gjithë kjo është diktaturë hibride në sisteme demokratike.

Fatkeqësisht, ky veprim është sulm ndaj ndarjes së pushteteve dhe hierarkisë kushtetuese të institucioneve. Ky lloj shntazhi ndaj deputetëve është diktaturë hibride në sisteme demokratike. Është fatkeqe për demokracinë tonë që përjetojmë situata të tilla, ku deputetët e mazhorancës bëhen pjesë e kësaj maskarade parlamentate. Në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit nuk e kryen detyrën e tij për të siguruar mbarëvajtjen e punëve të Kuvendit dhe sjelljen kushtetuese të anëtarëve të Qeverisë në seancat parlamentatre.” – ka përfunduar Hoti.

Lajme të ngjashme