Kryediplomatja evropiane vjen nesër në Kosovë
Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas raportohet se do të qëndrojë në Kosovë më 22 maj.
Kallas bëhet me dije se do të zhvillojë një turne në Ballkanin Perëndimor, i cili nis sot.
“Në Kosovë, përfaqësuesja e Lartë Kallas do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile” – thuhet në njoftim.
Veç tjerash, bëhet me dije se Kallas do të mbajë edhe konferencë për media.