Kryediplomati shqiptar: Nuk kemi asnjë aleancë me Serbinë, kemi interesa që na detyrojnë të jemi bashkëpunues
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë me dije se Shqipëria nuk ka asnjë aleancë me Serbinë.
Ai ka deklaruar se ka vetëm interesa shtetërore që mbrohen duke dialoguar.
Sipas tij, Shqipëria është e detyruar të jetë dialoguese me vendet e rajonit.
“Nuk ka asnjë aleancë, ka vetëm interesa që na detyrojnë të jemi sa më të qartë e bashkëpunues. Marrëdhëniet me Serbinë ngjallin emocione e s’ka çudi, por asnjëherë nuk shoh të reflektuar gjëkundi, a ka mundësi që Shqipëria po përpiqet të ndërtojë marrëdhënie, ndoshta kjo mund të çojë edhe në sado pak ujë në normalizimin e marrëdhënieve ne Kosovën”, ka thënë ai, në një konferencë për media.