KRU Mitrovica: Kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar - NACIONALE

KRU Mitrovica: Kemi filluar trajtimin dhe shpërndarjen e ujit, por me kapacitet të reduktuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka filluar furnizimi me ujë në qytet, megjithatë, ky proces po realizohet me kapacitet të kufizuar. Sipas një komunikate të publikuar në rrjetet sociale, furnizimi do të fillojë me zonat që ndodhen në nivel më të ulët dhe do të vazhdojë gradualisht deri në katet e larta të ndërtesave kolektive.

Për këtë arsye, qytetarët janë ftuar të përdorin ujin në mënyrë të kufizuar që të mundësohet mbushja e rrjetit.

"Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes." - thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme