Kritikat e Kurtit për Lajçakun hasin në vesh të shurdhër: Osmani e takoi, ShBA-ja e lavdëroi emisarin e BE-së - NACIONALE

Kritikat e Kurtit për Lajçakun hasin në vesh të shurdhër: Osmani e takoi, ShBA-ja e lavdëroi emisarin e BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Para një jave kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, adresoi kritikat të ashpra ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas takimit me Aleksander Vuçiqin në Bruksel, ai ka thënë se diplomati i BE-së është pozicionuar në anën e Serbisë. Për këtë Kurti është ankuar edhe tek vendet kryesore të BE-së, duke iu dërguar letra.

Ka kaluar një javë nga ankesat e Kurtit ndaj ndërmjetësuesit të dialogut, por askush prej aktorëve ndërkombëtar nuk i ka marrë seriozisht ato.

As në letrat që kryeministrit ua ka dërguar SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë për këtë çështje nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë kësaj kohe emisari i BE-së ka marrë mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Pavarësisht kritikave, zyrtarët e lartë të Kosovës vazhdojnë ta takojnë emisarin evropian.

Në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor, e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim është folur edhe për dialogun Kosovës – Serbia.

Në këtë takim, u diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Presidentja Osmani shtroi nevojën e përshpejtimit të procesit dhe marrjen e vendimeve të nevojshme nga ana BE-së për integrimin e Kosovës, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, si dhe anëtarësimin e shteteve të rajonit bazuar në përmbushjen e kritereve. Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve”, është thënë në njoftimin e Presidencës

Sipas njoftimit, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet në procesin e dialogut.

Lajçak merr mbështetje të fuqishme amerikane

Gjatë kësaj jave, emisari i BE-së ka marrë përkrahje të fuqishme nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Lajçak gëzon përkrahje e tyre.

Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij”, ka thënë Escobar.

Diplomati amerikan mbështetjen ndaj emisarit evropian e ka rikonfirmuar përsëri.

Në një intervistë për Radon Evropa e Lirë, Escobar ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi se Miroslav Lajçakun është njëanshme në proces.

Ne, vërtet, po i bëjmë thirrje palës së Kosovës që të jetë më konstruktive. Dhe, më duhet të them që jam pak i shqetësuar nga mesazhet që vijnë nga Prishtina. Unë kam punuar me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian [Miroslav Lajçak]. Unë nuk shoh asnjë dëshmi njëanshmërie. Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.”, ka deklaruar Escobar.

Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Lajçak gëzon përkrahjen e vendeve anëtare të BE-së.

Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd. Pra ata (BE-ja) plotësisht përkrahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, ka thënë Stano, gjatë konference për media.

Kryeministri Albin Kurti të hënë ka thënë se në takimin e 14 shtatorti, emisari i BE-së, Miroslav Lajçaku ishte pozicionuar kundër Kosovës.

"Unë nuk do të thosha që ka pasur koodinim të BE-së me Serbinë, do të thosha emisari ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime kreative. Serbia s’ka dhënë asnjëherë propozime.”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Lajme të ngjashme