Krenar Shala e 'fton' BE-në për kujdes: Qeshtu edhe Putinin e merrshin me t'mirë
Opinionisti me tre yje, Krenar Shala ka komentuar zhvillimet e fundit politike, gjegjësisht takimin në Bruksel dhe mos arritjen e marrëveshjes.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai duket sikur ka dashur ta paralajmërojë BE-në për faktin se po e marrin me të mirë Vuçiqin.
Shala ka bërë një ndërlidhje interesante, duke krahasuar Vuçiqin me Putitin.
Ç'ndodhi sot?
Nuk u prodhua asnjë marrëveshje, përkundër se kryeministri Kurti u nis drejt kryeqendrës evropiane për një gjë të tillë.
Borrell tha se Kosova refuzoi propozimin e BE-së, kurse Serbia e pranoi. Madje, spanjolli ishte goxha i ashpër, duke paralajmëruar se do t'i njoftojë vendet e BE-së për qasjen negative në dialog nga ana e Kosovës.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.
Në anën tjetër, Kurti deklaroi se ka pasur kërkesë të vazhdohet me qortime, kurse Serbia të pushojë me lëshimin dhe prodhimin e targave.
“Ka pasur kërkesë të vazhdohet vetëm me qortime, kurse Serbia të pushojë me lëshimin, prodhimin e lëshimin e targave në Serbi që kanë për emërtim qytetet e Kosovës. Natyrisht që kjo për neve nuk është e pranueshme, pra dakordimin që më me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizimi të plotë të marrëdhënieve”.
Veç kësaj, shefi i ekzekutivit tregoi se Borrell hoqi dorë nga afati i mëparshëm për një marrëveshje para Marsit 2023 dhe propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.
“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati mars 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Bruksel, për tu marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them që, përfaqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”.
