Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - NACIONALE

Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ngjarjet e ditës:

14 mars 2023

10:00
Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) organizon edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë”. Në konferencën hyrëse, një fjalë do ta mbajë dhe presidentja Vjosa Osmani. (Hotel

10:00
Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore dhe Drejtoria e Arsimit e Prishrtinës organizojnë ngjarjen “Dita e Matematikës – Festivali i Matematikës”. (Gjimnazi i Specializuar Matematikor, rr. “Tahir Zajmi”, Prishtinë)

10:00
Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’ rast do të bëhet prezantimi i dizajnit konceptual për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia)

10:40
Në kuadër të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, mbahet diskutimi i hapur “Barazia, barabarësia dhe drejtësia”. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. .

11:00
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit)

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit Bashkimi i qytetit të Ferizajt”. Raporton ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë. Në rend dite është dhe raportimi i ministres Rozeta Hajdari, lidhur me punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

12:00
Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Rrjetëzimi si avantazh konkurrues për angazhim ekonomik dhe politik të grave”. Marrin pjesë deputetet Mimoza Kusari-Lila e Hykmete Bajrami etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

13:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton projekt-aktet e brendshme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

14:30
Në kuadër të Javës së Gruas, mbahet diskutimi me temën “Fuqizimi i liderëve të rinj për reformim demokratik”. Marrin pjesë kryetarët e të rinjve të VV-së, PDK-së, LDK-së, AAK-së etj. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Lajme të ngjashme