Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Njihuni me ngjarjet kryesore të datës 21 shkurt 2023.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szynyog etj. (Ora, 09:00)
Dhomat e Specializuara të Kosovës nisin gjykimin kundër Pjetër Shala. (Transmetim në RTK, ora 9:30)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Instituti Albanologjik në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Wisdom” nga Tirana organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë: “Shqipja - gjuhë evropiane”. (Institutin Albanologjik në Prishtinë, ora 10:00)
Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për punën e ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të ketë takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitin ku temë e bisedimeve do te jetë pozita e punëtorëve teknik në spitalet e Kosovës, ora 11:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës së punimeve shkollore Kosovë-Shqipëri, me temën e Pavarësisë, e organizuar nga MAShTI. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)
Ministri i Admintrates dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin për Verëra si dhe shqyrton Projektligjin për Pyje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, viziton familjen e Boban Stanojeviqit. (Llaplasellë, afër shkollës, ora 14:45)