Krejt çka pritet të ndodhë sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 21 dhjetor 202
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Konsumatorët në tregun e telekomunikimeve”. (Ora, 10:00)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetarë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe Mirënjohjeve vjetore “Mik i fëmijëve” për kontribuuesit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Ora, 10:00)
Përurohet projekti i termoizolimit të objektit të shkollës, në kuadër të masave të efiҫiencës së energjisë, me financimin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian. (ShFMU “Shaban Shala”, Podujevë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Raportin me Rekomandime të Komisionit Funksional për Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Mbahet takimi konsultativ për Planin Kombëtar të Veprimit për Bujqësi Organike të Kosovës. (Ora, 10:00)
Iniciativa për Progres (INPO) mban konferencë për medie, ku do të publikohet raporti i planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2022. (Ora, 11:00)
Partia Socialdemokrate (PSD) mban aktivitet afër Kuvendit të Kosovës. Më pas, për mediet do të pronocohet anëtari i Kryesisë, Dren Kukaj. (Para objektit të Kuvendit, ora 13:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin e parë publik për të analizuar rolin dhe kapacitetet e Kuvendit të Kosovës për të trajtuar “vettingun” dhe iniciativat e tjera ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi. (Ora, 14:00)