Krasta mbron Gërvallën por thotë diçka tjetër: Privatisht nuk besoj se ka media e gazetarë që paguhen prej Serbisë
Zëvendësdrejtori i RTK-së Adi Krasta ka thënë se privatisht nuk beson se ka media të paguara nga Serbia.
“Unë kam mendime private. Kam edhe mendime personale e private natyrisht. Unë nuk besoj se ka media e gazetarë që paguhen prej Serbisë.” – ka thënë Krasta, derisa mbronte Drejtorin e Rilind Gërvalla, për lajmin e rremë se Nacionale e Periskopi paguhen prej Serbisë.