Krasniqi: Vuçiq është politikan me qëllime të rrëzikshme, që aktron sharlatanin - NACIONALE

Krasniqi: Vuçiq është politikan me qëllime të rrëzikshme, që aktron sharlatanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status në lidhje me figurën e Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë.

Sipas tij, retorika e Vuçiqit është kundërthënëse e me etiketime helmuese.

Tutje, Krasniqi ka vlerësuar se Vuçiqi është një politikan me qëllime të rrezikshme.

“Përfundimi im është se Vuçiqi është një politikan me qëllime të rrezikshme, por që e aktron sharlatanin. Falë Zotit që Serbia e ka kurrizin të thyer nga NATO. Falë Zotit që Serbia është tërësisht e rrethuar nga NATO. Ndryshe, me këtë radikal në krye, Serbia sërish do ta ndezte flakën në rajon. Një gjë nuk është e qartë: si është e mundshme që populli serb në Serbi e beson dhe e toleron këtë monstrum politik?” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme