Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë, nuk ka më hapësira për vonesa - NACIONALE

Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë, nuk ka më hapësira për vonesa

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese.

Ai ka thënë se më nuk ka hapësira për vonesa.

Postimi:

Seancat e Kuvendit nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025 janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese, për shkak të veprimeve kundërkushtetuese të Kryesuesit të Seancës Konstituive. Ndërkohë, Kryesuesi është i detyruar të vazhdojë procedurat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit - me votim të hapur.

Ky është një vendim i prerë dhe i detyrueshëm dhe nuk ka më hapësirë për vonesa e as për interpretime.

I bëj thirrje Kryesuesit që ta thërrasë sa më shpejt seancën e radhës, në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, jo për zvarritje. Çdo ditë vonesë është dëm për qytetarët dhe për shtetin.

Lajme të ngjashme