Krasniqi udhëton në Amerikë, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit - NACIONALE

Krasniqi udhëton në Amerikë, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në fillim të javës do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Lajmin e ka konfirmuar Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

“Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat” thuhet në komunikatë.

Krasniqi kishte vizituar Amerikën muaj më parë, ku kishte zhvilluar takime të nivelit të ndryshëm.

Lajme të ngjashme