Krasniqi tregon vjetërsinë e pergamenës në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar me prezantimin e disa fakteve që ndërlidhen me 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në videon e radhës në “Facebok”, ai ka treguar për vjetërsinë e pergamenës në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë.
Sipas tij, kjo pergamenë është mbi 200 vjet e vjetër.
“A e dini se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë është mbi 200 vjet e vjetër. Kjo përgamenë e veçantë i është bërë dhuratë shtetit tonë nga muzeu i Londrës në Angli. Profesori Shyqyri, që ka bërë një punë fantastike me shkrimin e tij, e ka filluar punën në mbrëmjen e 16 shkurtit dhe pas mbi 16 orëve punë e ka përfunduar shkrimin e Deklaratës së Pavarësisë. Deklarata origjinale që nga 17 shkurti 2008 gjendet në Kuvendin e Kosovës”, ka treguar Krasniqi.