Krasniqi takohet me ambasadorin e ri italian: Folëm për situatën aktuale, Kosova të dalë nga bllokada - NACIONALE

Krasniqi takohet me ambasadorin e ri italian: Folëm për situatën aktuale, Kosova të dalë nga bllokada

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka takuar ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se e vlerësojnë thellësisht miqësinë me Italinë.

Mes tjerash, ai ka thënë se kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend.

“Me ambasadorin biseduam edhe për situatën aktuale politike në vend. Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga bllokada, sepse qytetarët po përballen me sfida të mëdha dhe kanë nevojë për institucione funksionale dhe veprime konkrete – jo pritje të pafundme.

PDK ka dëshmuar se është gjithmonë e gatshme për komunikim – me të gjithë faktorët vendorë dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë – për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë” – ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme