Krasniqi: Qeveria Kurti po abstenon nga përgjegjësia ndaj të rinjve - NACIONALE

Krasniqi: Qeveria Kurti po abstenon nga përgjegjësia ndaj të rinjve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti, se është duke abstenuar nga përgjegjësia që ka ndaj të rinjve të Kosovës.

‘’ Shteti ynë nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia që ka ndaj tyre. Fatkeqësisht, nën qeverisjen e Albin Kurtit, jo vetëm që po shohim abstenim për adresimin e këtyre nevoja, por nuk po shohim as përpjekje. Krejt përkundrazi.’’- ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqi, ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë vend me perspektivë, përderisa pushtetarët strehojnë protagonistë të aferave mafioze.

‘’Qytetarët tanë dhe gjeneratat e reja, si ajo e periudhës së pavarësisë, nuk mund të shpresojnë në të ardhme më të mirë, përderisa një Ambasador si Martin Berishaj, që del se është pjesë e skandaleve ndërkombëtare të mafisë energjetike rajonale, jo vetëm që nuk shkarkohet, por merret në mbrojte nga pushteti. Kosova, nuk mund të jetë vend me perspektivë, përderisa pushtetarët strehojnë protagonistë të aferave mafioze.’’- ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë perspektive ku nuk ka liri të mediave, inflacion që ju bie barrë qytetarëve dhe mungesë të energjisë elektrike kur Kosova ka mundësi që të eksportoj në rajon, mirëpo për shkak të keqqeverisjes është duke mbetur në terr.

‘’Kosova nuk mund të jetë vend me perspektivë, përderisa inflacioni ju bie si barrë e papërballueshme familjeve kosovare, ndërsa qeveria nuk ka ide se si ta zhbllokojë ekonominë. Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt e të qëndrueshme për një vend si Kosova, që ka potencial për të eksportuar energji, e nga keqqeverisja përfundon në terr, ndërsa qytetarët paguajnë faturat më të shtrenjta në rajon. Nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme e as demokratike, në një vend ku pushteti paragjykon drejtësinë dhe sulmon mediat e lira. Kjo mungesë perspektive, si pasojë e një pushteti të paaftë, sot është duke e zbrazur Kosovën.‘’- ka thënë Krasniqi

Lajme të ngjashme