Alarmon Krasniqi: Gjendja në Skenderaj është e rëndë, Qeveria të reagojë - NACIONALE

Alarmon Krasniqi: Gjendja në Skenderaj është e rëndë, Qeveria të reagojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar komunën e Skenderajt, e cila është prej komunave me të prekura nga vërshimet.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të sillte konform situatës emergjente në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja në këtë komunë është e rëndë dhe duhet të reagohet shpejt.

Duke qëndruar pranë secilit qytetar të Skënderajt në këto momente sfide për ta, thirrja jonë emergjente shkon edhe një herë për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Gjendja është e rëndë, me dëme të mëdha materiale dhe infrastrukturë të bllokuar publike. Prandaj, reagimi i nivelit qendror duhet të jetë konform situatës emergjente, me të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë krijimin e një pakoje financiare për kompensimin e të gjitha dëmeve që kanë pësuar qytetarët. Uroj që sa më parë situata t’i rikthehet normalitetit dhe banorët e Skënderajt të rikthehen në shtëpitë e tyre!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme