Krasniqi për propozimin e Kurtit: Frikësohem që të zë gjumi - NACIONALE

Krasniqi për propozimin e Kurtit: Frikësohem që të zë gjumi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Seancën e Kuvendit të Kosovës është diskutuar takimi i mbajtur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka thënë se në ora 16:00 do të largohet nga kuvendi për shkak të angazhimeve që ka, dhe se nuk mund të vazhdojë këtë diskutim më shumë.

Kryeminsitri Kurti ka thënë se mund të kthehet për diskutim në ora 22:00, nëse interesimi për diskutim është shumë i madh.

E për këtë ka pasur një kundërpërgjigje ng kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai i ka thënë Kurtit se do ta kishin thirrur, mirëpo kanë frikën se do ta marrë gjumi Kryeministrin në kuvend.

Kryeministër të kishim thirrë me ardh, mirëpo po tutemi mos po ju zen gjumi. Përpara nuk ju ka zanë gjumi, mirëpo tash ka nis me ju zanë gjumi. Realisht ne e dimë që keni shumë punë, mirëpo punët nuk po iu sheh askush”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, kryeministri Kurti tha se do të lëshojë seancën e kuvendit dhe do ta ndërpresë këtë diskutim për takimin e tij në Bruksel, për shkak të angazhimeve që ka.

Ai ka propozuar që në ora 22:00 të vazhdohet kjo seancë nëse interesimi i deputetëve është i madh.

Nuk mundem pas orës 16:00. Pro, unë e kam një propozim, unë mund të vij pasi të lirohem, në ora 22:00 mund të vij. Sonte mund të vij në ora 22:00 edhe deri në ora 07:00 në mëngjes kur e kam takimin e parë mund të diskutojmë”, ka thënë Kurti në seancë.

Lajme të ngjashme