Krasniqi pas vrasjes së 21 vjeçares: Sot përtej fjalëve e thirrjeve, rëndësi kanë veprat - NACIONALE

Krasniqi pas vrasjes së 21 vjeçares: Sot përtej fjalëve e thirrjeve, rëndësi kanë veprat

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ky është një krim që ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë.

Sipas tij, rëndësi kanë veprat, përtej fjalëve e thirrjeve.

“Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ.” – tha ai.

Krasniqi ka thënë se Kosova nuk guxon të bëhet një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme