Krasniqi pas vizitave në Klinë e Malishevë: Me këtë përkrahje të fuqishme, ndryshimi po bëhet i pandalshëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se kanë marrë përkrahje të jashtëzakonshme në Klinë e Malishevë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar:
“Përkrahje e jashtëzakonshme në Klinë dhe Malishevë!
Sot Klina, Malisheva dhe Kieva tregoi se besimi në LDK-në dhe vizionin për ndryshim është më i madh se kurrë. Me këtë përkrahje të fuqishme, ndryshimi po bëhet i pandalshëm!”.