Krasniqi pas patrullimit të KFOR-it në veri: Kanë mujtë me e marrë edhe Sveçlen e Krasniqin me vete
Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas njoftimit të KFOR-it për patrullime të ushtarëve amerikanë në veri të vendit.
Krasniqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka ironizuar duke thënë se kanë mundur të marrin edhe ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi me vete.
“Ushtarët amerikanë vazhdojnë me patrullime në veri të Kosovës” (Nacionale, 4 janar 2025) Koment: Kanë mujtë me e marrë edhe Xhelal Sfeqlen e Elbert Krasniqin me vete. Kishin ba naj foto, bre.” – ka shkruar ai.
Ndryshe, KFOR të shtunën njoftoi:
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen patrullime të montuara dhe të zbarkuara në veri të Kosovës”.