Krasniqi: Pas 4 viteve mashtrim Kurti e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur
Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti lavdëroi Marrëveshjen e Uashingtonit që dikur e kritikonte ashpër.
Krasniqi ka thënë se Kurti pas katër vitesh e pranoi që marrëveshja isht e duhur.
“Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhëti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Ëashingtonit sjellë stabilitet.” – ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj:
Pas 4 viteve mashtrim Kryeministri Kurti e pranoi që Marrëveshja e Washingtonit ishte e duhur.
Kauza politike e Kurtit ishte sulm brutal ndaj kësaj marrëveshje, madje duke e quajtur edhe tradhëti. Sot, në media ndërkombëtare deklaron se, marrëveshja e Ëashingtonit sjellë stabilitet.
Mashtruesi ka emër dhe ai quhet Albin Kurti. Do të mbahesh mend si kryeministri më mashtrues në vend.
LDK-ja është zgjidhja e vetme për stabilitet ndërkombëtar, politik dhe ekonomik. Bashkë do ta bëjmë ndryshimin.