Krasniqi para seancës: E votojmë Dimal Bashën nëse VV e ka përnjëmend, ftuam sërish 10 minuta konsultë - NACIONALE

Krasniqi para seancës: E votojmë Dimal Bashën nëse VV e ka përnjëmend, ftuam sërish 10 minuta konsultë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se e voyojnë "absolutisht këdo" që e vendos VV-ja për kryetar kuvendi, për sa kohë s'ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar, përfshirë këtu edhe Dimal Bashën "nëse VV e ka përnjëmend".

"Njëjtë si në vazhdimin e fundit të seancës, kur kërkuam një konsultim 10 minutësh mes GP, edhe sot e kërkuam si GP i PDK-së zyrtarisht, duke e adresuar kërkesën te zoti Dehar. Kërkesa jonë si pardje është që të takohemi me GP, por, arsyeja është që të takohemi me grupet tjera për ta konstituar kuvendin, dhe për t’u siguruar që VV nuk dëshiron të jep një kandidat më të denjë e të përgatitur, më të duhur për kryetar.

Mënyra se si e kanë propozuar, tendencioze e të papritur, nuk ishte mëlnyra për ta zgjedhur, por taktizim. Por e rishpreh atë që thash, ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë që e votojmë një kaniddat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë që VV-së t’i themi ajeni të sigurt të degradoni institucionit, për një kandidat që nuk i plotëson as kriteret bazike për këtë post.

Por, nëse VV vërtetë konsider që Dimal Basha është kandidati më i mirë që e kanë, dhe që i përfaqëson qytetarët, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron", tha Krasniqi.

Lajme të ngjashme