Krasniqi: O Albin, o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim
Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, e ka marrë fjalën në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po raporton kryeministri Albin Kurti.
Në fjalimin e tij, Krasniqi ka qenë shumë kritik ndaj fjalimit të Kurtit.
Madje, ai e ka këshilluar që t’i lë frazat.
“Lej ato frazat pa nënshkrim, s’ka pranim, ka zbatim. O Albin, o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim, kjo po shihet. Tash kë ke dal me mashtru ti? Këta (deputetët e VV v.j.)? Këta i mashtron lehtë, por neve nuk mundesh me na mashtru” – tha Krasniqi.
