Krasniqi: Me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun nuk ka opozitë - NACIONALE

Krasniqi: Me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun nuk ka opozitë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i ka vazhduar kritikat ndaj partive opozitare parlamentare.

Në mënyrë të veçantë ai ka kritikuar kryetarin e PDK-së dhe atë të LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun nuk ka opozitë.

U shpërnda Kuvendi apo jo, Memli nënshtrimit formal të PDK-së ndaj Kurtit dhe mendësisë së tij autoritare, në darkën e përbashkët e me tentim përafrimi, i dha puls. Ekzistenca e PDK-së kërkonte legjitimim nga Kurti e tash ekzistencën po kërkon ta bëj përbrenda asaj të pushtetit autoritar. Në të njejtën kohë, konkurrencë e jo si antagonist, Lumiri kundërshtimin e shpërndarjes së Kuvendit nuk e ka përmbajtësor, por procedural. Me fjalë të tjera, po e pranon nënshtrimin, por rrugën deri aty po kërkon ta caktoj vet”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, opozita aktuale e ka treguar veten të aftë vetëm për mëditje.

Opozita parlamentare në legjislaturë e ka treguar vetën të aftë vetëm për të marrë mëditje, por jo për të i dalur ballë rrezikut autoritar nga Kurti. Formalitetin e qenjes së tyre tash po e ngjallin me dorëzimin dhe nënshtrimin e plotë ndaj pushtetit. Secili për veti e dytë bashkë e kanë pranuar fatin si të ngritur përbrenda nevojës së krijuar nga narracioni i Kurtit për reforma partiake, dhe tash po shpresojnë, njëri pa kushte e tjetri me, për mëshiren e Kurtit që të i le hapësirë edhe pak në tregimin e tij të historisë. Me këta dy opozitë nuk ka, u shpërnda Kuvendi apo jo!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme