Krasniqi: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm! - NACIONALE

Krasniqi: Lufta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi, është zotuar se në mandatin e saj të ri do të angazhohet në luftën kundër korrupsionin.

Në një video të postuar në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka thënë se do të angazhohet për një Kosovë të drejtë dhe transparente.

“Lufta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm! Në mandatin tim të radhës si deputete, do të fokusohem në luftimin e korrupsionit, duke u angazhuar për një Kosovë më të drejtë, transparente dhe të ndershme. Koha e abuzimeve me pushtetin do të marrë fund!”, ka shkruar Krasniqi.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme