Krasniqi: LDK-ja është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet
Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrëzarta Krasniqi, ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës kanë vendosur për ndryshim.
Ajo ka bërë me dije se në takimin përmbyllës të fushatës së kësaj partie është dëshmuar se LDK-ja mund të sjell ndryshimin në Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se LDK-ja është shpresa e Kosovës.
“Sonte e konfirmuam bashkimin rreth numrit 123 për ta sjellë ndryshimin e madh në Kosovë. Në këtë tubim ndjemë energjinë e jashtëzakonshme për të filluar një kapitull të ri dhe shumë të nevojshëm për të ardhmen e vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës është shpresa që së shpejti po kthehet në realitet, andaj të dielën votojmë për ndryshimin e madh. Ky është momenti ynë vendimtar! Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin!”, ka shkruar Krasniqi.