Krasniqi: Kushdo që bëhet kryeministër të nesërmen duhet të shkojë në Uashington
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kushdo që bëhet kryeministrit i Kosovës vizitën e parë jashtë vendit duhet të bëjë në Uashington.
Ai ka bërë me dije se situata është shumë serioze dhe se kryeministri i ardhshëm këtë vizitë duhet të realizojë një ditë pasi ta merr mandatin.
Në emisionin “Click” në RTV21, ai ka thënë se kjo vizitë duhet të bëhet për të realizuar takimet më të larta në atje.
“Unë e them në mënyrë figurative që ai që bëhet kryeministër shpresoj që të jetë Bedri Hazma, të nesërmen duhet me ble një biletë për Uashington edhe me lyp takime të të gjitha niveleve edhe me diskutu cila është rruga përpara”, ka thënë Krasniqi.
I pari i PDK-së ka treguar se nuk është i interesuar të marrë pozita ekzekutive, nëse Qeveria e formon PDK-ja.
Sipas tij, ai do të qendori në krye të paritë për të vazhduar reformat.
“Do të vazhdoj me reforomu partinë , nëse Zoti Hamza bëhet kryeministër do të jetë një lehtësim i madh sepse atëherë e di se qeveria është në drejtimin e duhur, dhe me mbetët me shumë kohë me u marrë me partinë”, është shprehur ai.