Krasniqi: Kurti instaloi tema të populizmit, në tre-katër vitet e fundit kanë ikur mbi 300 mijë njerëz
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka instaluar tema të populizmit.
Në “Klan Kosova”, ai ka përmendur se kryeministri është marrë kryesisht me veriun, duke nxitur frikë se vendi është në prag të luftës.
“…dhe jo temat e populizmit që na i ka instalu në softuerin e përgjithshëm, kryeministri aktual. Duke u marrë kryesisht vetëm me veriun, vetëm me Serbinë, vetëm me tema të sigurisë me njëfar nxitje të frikës që jemi në prag të luftës, gjë që s’është e vërtetë”.
”Derisa Kosova po zbrazet. Na kanë ikë mbi 300 mijë njerëz zyrtarisht në tre-katër vitet e fundit. Ekonomia ka stagnu, secila fushë realisht ose ka bo hapa prapa ose ka mbetë aty ku ka qenë. Ngritja e çmimeve ka qenë enorme, pagat kanë mbetë të njëjta”.
”Realisht kom dashtë me tregu që kjo nuk është garë e egove, dhe s’është çështje e ambicieve personale pse jemi liderë partiakë ne tashti duhet t’i synojmë të gjitha. Unë besoj në ekip dhe mendoj që udhëheqësi ma i mirë i ekipit për të cilin ka nevojë Kosova sot është Bedri Hamza”.