Krasniqi: Kurti e bërë palë Vuçiqin për një çështje që ishte kompetencë e tij - NACIONALE

Krasniqi: Kurti e bërë palë Vuçiqin për një çështje që ishte kompetencë e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë në T7 se kryeministri Albin Kurti ka mundur lehtë ta menaxhoj çështjen e targave, nese sipas tij do të dëgjoheshin kërkesat amerikane për shtyrje të afatit.

“Para katër javësh, kryeministri Kurti ka mundur shumë lehtë duke e ruajtur dhe e mirëmbajtë raportin me ShBA-në, ta pranoj kërkesën, jo vetëm rekomandimin, kërkesën eksplicite të ShBA-së deri tek sekretari i shetetit Antony Blinken që ta shtyjë pocesin e zbatimit të riregjistrimit të veturave në targa RKS për 10 muaj për t’i dhënë hapësirë dhe dinamikë procesit të dialogut bazuar në dokumentin franko-gjerman”, ka thënë Krasniqi.

Sipas kreut opozitar, Kurti e bëri palë në dialog presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për një çështje të brenshme.

“Në vend që ta bëjë një gjë të tillë ai e shkaktoj një krizë të panevojshme e cila rezultoj me tërheqjen e të gjitjë serbeve nga institucionet shtetërore në veri. Dhe në fund për një çështje që ishte personale e tij, e qeverisë, ai e bëri palë Vuçiqin në dialog në këtë temë dhe Serbinë”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Lajme të ngjashme