Krasniqi kritikon konferencën e LDK-së: Aty u promovua “Rruga e re”, duke i ndarë rrugët me Rugovën - NACIONALE

Krasniqi kritikon konferencën e LDK-së: Aty u promovua “Rruga e re”, duke i ndarë rrugët me Rugovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, e ka kritikuar konferencës që kjo parti e ka mbajtur dje për ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Duke e cilësuar këtë konferencë si të çuditshme, ai ka bërë me dije se aty kanë folur njerëz që nuk e kanë njohur ish-liderin e LDK-së dhe vizionin e tij politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ajo konferencë ka përngjarë në një tubim komemorativ për trashëgiminë e Rugovës në LDK.

Sipas ty, aty u promovua më shumë “Rruga e re”.

“LDK dje ka mbajtur konferencë të çuditshme për Ibrahim Rugovën. Kanë folë disa njerëz që realisht nuk e kanë njohur Rugovën dhe as vizionin e tij politik, kombëtar e humanist. Kushdo që ftohet nga organizatori ka të drejtë të flasë, qoftë dhe mbarë e mbrapshtë siç kanë folë disa dje. Por LDK nuk ka të drejtë morale të ftojë gjithsekend, nëse synon të mbetet si vazhduese e vizionit të Rugovës. Ama konferenca e djeshme më shumë u duk si tubim komemorativ për trashëgiminë e Rugovës në LDK. Dje aty u promovua “Rruga e re”, duke i ndarë rrugët me Rugovën. Po të ndiqej nga Abdixhiku vizioni i Rugovës, nuk do të shpallej “rruga e re.” “Rruga e re” është shkëputje nga rruga e vjetër e Rugovës. Është një “Rilindje” brenda LDK siç e ka bërë Rama “Rilindjen” brenda PS-së. Me gjasë Rama është ftuar në konferencë, për të sjellë përvojat e tij “rilindase.” I vetmi problem në këtë eksperiment është që LDK nuk është si PS dhe as Abdixhiku nuk mund të bëhet si Rama”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme