Krasniqi: Vuçiq synon që konfliktit eventual në veri t’i japë ngjyrimin e Çeçenisë, s'ka reagim nga qeveria jonë
Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se Ramzan Kadriov, lideri çeçen, i ka dërguar sot një dhuratë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Por sipas tij, ka “diçka të errët” në miqësinë mes tyre, pasi që Vuçiq, “gjoja ka zbuluar se këto ditë në veri ka pasur çeçenë e çerkezë që kanë ardhë për të vrarë serbë dhe për të rekrutuar shqiptarë për ndihmë ndaj Ukrainës”.
“Pra, Vuçiqi po synon që konfliktit eventual në veri t’i japë ngjyrimin e Çeçenisë. Deri tash asnjë reagim i qeverisë sonë”, ka shkruar tutje ai.
Në fund, Krasniqi thotë se qeveritarët e Kosovës po sulmojnë e fyejnë vetëm shqiptarë, e siç shtoi ai, edhe po nderojnë “vrasësit e popullit”.
Postimi i plotë:
Banditi i Putinit, Ramzan Kadirov, i ka dërguar sot Vuçiqit një dhuratë speciale çeçene, me të cilën Vuçiqi ka pozuar. Kjo është ajo që dihet. Ka diçka më të errët në këtë jarani të Kadirovit me Vuçiqin. Vuçiqi ka “zbuluar” se gjoja në veri ka pasur këto ditë disa çeçenë e çerkezë që kanë ardhë për të vrarë serbë e edhe për të rekrutuar shqiptarë për ndihmë Ukrainës. Pra, Vuçiqi po synon që konfliktit eventual në veri t’i japë ngjyrimin e Çeçenisë. Deri tash asnjë reagim i qeverisë sonë. Këta të mjerë qeveritarë dinë të sulmojnë e të fyejnë vetëm shqiptarë! Me raste edhe të nderojnë vrasësit e popullit tonë.