Krasniqi ia qet lapsin komunave të mëdha: VV humbi 65 mijë vota, PDK shtoi 16 mijë, LDK shtoi 18 mijë
65 mijë del të jetë bilanci i humbjes së votës së Vetëvendosjes në komunat e mëdha si Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Prizreni, Peja e Ferizaji.
Kështu nxori të dhënat Albert Krasniqi nga Demokracia Plus.
Në komunat e mësipësme, PDK doli të jetë shtuar për 16 mijë vota ndërsa LDK-ja me 18 mijë.
“Ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar, rezultatet e deritanishme nga shtatë qendrat më të mëdha të Kosovës tregojnë një rënie të votave për VV, me rreth 65 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë, PDK ka shënuar një rritje prej rreth 16 mijë votash, ndërsa LDK ka rritje me rreth 18 mijë vota”, shkroi Krasniqi.
