Krasniqi i reagon zëdhënësi të VV-së: Logjika ‘është 10 vjet vonë’ e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupim - NACIONALE

Krasniqi i reagon zëdhënësi të VV-së: Logjika ‘është 10 vjet vonë’ e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupim

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, i ka reaguar zëdhënësit të VV-së. Arlind Manxhuka, i cili protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale e ka quajtur të vonuar.

Ai ka vlerësuar se kjo logjikë e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupimin serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në protestën e sotme nuk po kërkohet mëshirë, por drejtësi.

“Logjika ‘është 10 vjet vonë’ e ka mbajtur Kosovën mbi 100 vjet nën okupim serb. Më mirë vonë se kurrë. Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë vetëm drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme