Krasniqi i reagon Gjoshit: Koordinohemi me kryetarët e jo partitë - NACIONALE

Krasniqi i reagon Gjoshit: Koordinohemi me kryetarët e jo partitë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, të dielen doli me një reagim ku u shpreh se në veçanti Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po “nënçmonte” dhe “bënte presion” ndaj kryetarëve të rinj nga PDK në Zveçan dhe Zubin Potok. Kjo, sipas Gjoshit, kishte të bënte me presionin që Krasniqi po ushtronte ndaj kryetarëve për “ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave” ku kryetarët e rinj do të bënin betimin. Gjoshi, i cili ka edhe pozitën e Sekretarit Organizativ, u shpreh se si parti “as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur” derisa një trysni të tillë e vlerësoi si “tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna”.

Një ditë pas këtij reagimi të Gjoshit, ka edhe ardhur edhe përgjigja e Ministrit të Pushtetit Lokal. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e zgjedhur. Në momentin që zgjidhen kryetarët aty biejnë poshtë këto uniformat partiake, edhe fillojnë me u trajtu në vija institucionale”, ka thënë ai në një përgjigje për “telegrafi”-n. Krasniqi thotë se “koordinohet” me kryetarët dhe jo partitë.

Ne jemi në koordinim me kryetarët dhe jo me partitë, janë disa procese që munden të bëhen publike dhe disa deri të koordinohen, por çdo gjë është brenda afateve ligjore. Prej pikëpamjeve të mia jo nuk ka probleme, nëse dikush dëshiron me politizu secilën segment nuk kam çfarë diskutoj më shumë”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i Gjoshit:

Ka disa ditë që dy Kryetarët e Komunave nga radhët e PDK-së, të cilët kanë fituar në Zveçan dhe në Zubin Potok, po përballen me presion dhe nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, posaçërisht nga MAPL.

Të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, Ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Këto veprime të këtyre zyrtarve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar Kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna.

I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë.

Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Lajme të ngjashme