Krasniqi i PDK-së del me video: 99 herë përmendet fjala korrupsion në Raportin e Progresit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar me publikimin e videove në të cilat tregohen të gjeturat nga Raporti i Progresit për Kosovën.
Kësaj radhe, Krasniqi ka thënë se në raportin e Komisioni Evropian 99 herë përmendet fjala korrupsion.
Për këtë, i pari i PDK-së, ka kritkuar ashpër qeverinë duke thënë se Kosova po përjeton regres shtetëror.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën - 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror!” – ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj videoje.
Statusi i tij: