Krasniqi: Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante - NACIONALE

Krasniqi: Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për festën e Krishlindjeve ka qenë për vizitë tek familja Demaj, në Stubëll të Vitisë.

Krasniqi ka thënë se festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit.

“Sot isha për vizitë në Stubëll të Vitisë, te familja e nderuar Demaj, me rastin e festës së Krishtlindjes, ku shpreha urimet më të përzemërta për këtë festë të rëndësishme të besimtarëve të krishterë. Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, dashurisë dhe mirëbesimit. Këto virtyte reflektonin në mikpritjen e ngrohtë të kryefamiljarëve Franit dhe Gaspërit dhe tërë familjes së tyre mikpritëse, me të cilët kaluam një pasdite mbresëlënëse”, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante.

Harmonia ndërfetare e popullit tonë është vlerë kulminante që duhet ta ruajmë e ta kemi përherë të pranishme mes nesh. Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme