Krasniqi: Furnizimi me libra shkollor për nxënësit ishte proces skandal, i vjen era korrupsion - NACIONALE

Krasniqi: Furnizimi me libra shkollor për nxënësit ishte proces skandal, i vjen era korrupsion

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se gjatë kohës kur Ministria e Arsimit është udhëhequr nga PDK-ja janë shpenzuar 3.3 milion euro për librat e 247 mijë nxënësve.

Sipas Krasniqit, tash që MASHTI udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje janë shpenzuar rreth 12 milion euro për libra, pa u kompensuar lirat e nxënësve të klasave 6-9.

Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milion euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milion euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasëve 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milion euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se VV-ja ka shpenzuar rreth 14 milion euro më shumë, ku ka shtuar se “kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre.”

Krasniqi ka thënë se me nismën e PDK-së është themeluar komisioni hetimore për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra.

Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milion euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre. Prandaj, me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, pardje u themelua komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra.” – ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të ngjashme