Krasniqi e quan Kurtin “babadimër”: Mashtrimi elektoral nuk kalon, uji i turbullt s’pihet dy herë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimeve të sotme të qeverisë në detyrë.
Ai ka vlerësuar deputetin Kurti si “babadimër” me thes të mashtrimeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ky është mashtrimi elektoral, i cili nuk kalon.
“Thesi i mashtrimeve të një “babadimri” që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur të qytetarëve e as nuk mund të arrijë qëllimin e blerjes së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare. Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen. Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”, ka shkruar Krasniqi.