Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e Amerikës - s'ka alternativë tjetër - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Qeveria t’i dëgjojë këshillat e Amerikës - s'ka alternativë tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të veprojë me maturi në atë mënyrë që të mos krijohen kushte që pala serbe të jep opsione për Kosovën.

Ajo po ashtu tha se udhëheqësit kosovar duhet t’i dëgjojnë këshillat e aleatëve të saj sepse nuk ka tjetër alternativë tjetër.

Kujtojmë se Joseph Borrell, kryediplomati për Evropën, përdori retorikë të fortë ndaj udhëheqësisë së Kosovën, kur deklaroi në përfundim të konferencës se nuk ka marrëveshje për targat.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjitha shtetet anëtare për sjelljen e dy palëve, por me theks përmendi Kosovën.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme