Krasniqi e LDK-së: Qendra të NDRYSHIMIT, jo “cep”-e! - NACIONALE

Krasniqi e LDK-së: Qendra të NDRYSHIMIT, jo “cep”-e!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se rruget e kësaj partie janë “të bashkuara për të ecur përpara”, pas tubimeve në Vushtrri, Prishtinë, Kaçanik, Han të Elezit dhe Malishevë.

Postimi:

Qendra të NDRYSHIMIT, jo “cep”-e!

Dita ime sot u përmbyll në Malishevë, pas një kalendari plot dinamizëm në Vushtrri, Prishtinë ,Kaçanik dhe Han të Elezit. Vendbanime që dikush mund t’i shohë si “cep”-e, por për mua dhe LDK-në janë qendra të ndryshimit dhe shpresës.

🙏 Një falënderim i veçantë për kryetarin e nëndegës, Fatmir Ademaj, i cili së bashku me bacën Fetah Rudi dhe Fatmir Kastratin, janë në garën për deputetë, për ta bërë të mundur ndryshimin.

Rrugët tona nuk janë të ndara – janë të bashkuara për të ecur përpara.

Lajme të ngjashme