Krasniqi drejtuar deputeteve të Vetëvendosjes: Kënd po e përfaqësoni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar deputetët e partisë në pushtetet se janë pozicionuar kundër vullnetit të popullit sa i përket tërheqjes së Trust-it.
Krasniqi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë ishte kundër shtetit ndërsa tani që është në pushtët është kundër popullit.
‘’Në opozitë kundër shtetit. Në pushtet kundër popullit. Kjo është e vërteta e Lëvizjes Vetëvendosje! Në mesin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet që janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve për tërheqjen e Trusti.’’- ka thënë Krasniqi.
Ajo ka deklaruar se në mesin e deputetëve të cilët nuk duan që të votojnë pro tërheqjes së Trust-it, ka të atillë që i kanë tërhequr parët në të kaluarën.
‘’Ka të atillë që në të kaluaren kanë tërhequr kursimet e tyre, derisa ka edhe të atillë që funksioni i deputetit ka qenë puna e tyre e parë dhe i kanë të pamjaftueshme kursimet e grumbulluara për këto dy vite-’’ ka deklaruar Krasniqi.