Krahas shantazhit e dhunës psikologjike, dyshohet se profesori Bejta u dërgon edhe foto gjysmë i zhveshur studenteve
Në një audionincizimi të publikuar nga Koha, profesori i gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës, Bekim Bejta, dëgjohet duke ofenduar dhe kërcënuar studentët e tij.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i Bejtës.
Në vitin 2019, nga studentët ishte nisur një procedurë në këshillin e Etikës së UP-së, kundër Bekim Bejtës, por deri më tani nuk është ndërmarre asnjë masë.
Disa student ishin ankuar se Bejta, benë ndasi të mëdha gjatë ligjëratave, duke i favorizuar ata të cilët praktikojnë fenë islame.
Në rrjetet socialë, janë duke qarkulluar fotografi të ndryshme, ku një ndër to është një fotografi e Bejtës në të mbathura.
Komentuesi pretendon se ketë fotografi Bejta, ja ka dërguar një studenteje rreth të 20-tave.


Ndërsa komenti tjetër tregon se si Bejta, ka komunikuar përmes e-mail më një student, që i ngjanë më shumë më kërcenim.

Pas publikimit të lajmit, profesori Bejta, ka paralajmëruar padi ndaj studentëve të cilët e kanë akuzuar për shantazh e dhunë psikologjike.
“U konsultova me tre avokatët e mi. sot do të inicohet në Polici rasti kundrejt kësaj studente, për ngacmim…, për agresion etj.”- ka thënë ai për Insajderin.
Bejta i ka akuzuar edhe kolegët e tij në Fakultetin e Filologjisë duke thënë se ata janë “organizatorë të intrigës” dhe “anti-kosovarë”.
“Disa kolegë të Filologjikut të cilët kanë organizuar këtë intrigë, janë me shkrime dhe doktoraturë, plagjiaturë, ndërsa, unë isha duke përkthyer një vepër të Shakespear-it. Prandaj, edhe dëshirojnë të më dëmtojnë tashmë 20 vite sepse janë edhe anti- kosovarë me metoda serbo-fashiste.”- ka thënë Bejta.
Pas këtyre publikimeve ka pasur reagime të shumta nga ish-student, aktivist dhe nga parlamenti studentor.
Sipas Parlamentit Studentor, Bekim Bejta paraqet shqetësim dhe ndaj tij duhet merren masa.
“Këtë të premte, Këshilli i Etikës ka marrë një vendim, ku në të nuk shqiptohet ndonjë masë ndëshkimore ndaj profesorit Bejta mirëpo rekomandohet që Rektorati së bashku me Dekanatin e Fakultetit të Filologjisë të mbajnë një mbledhje konsultuese me profesorin në fjalë. Ne si Parlament Studentor kërkojmë nga organet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës që sa më parë t’i marrin masat e duhura për ketë rast absolutisht të patolerueshëm i cili paraqet shqetësim të madh për të gjithë ne si studentë.”-është thënë në njoftim.